Gjatë këtij viti institucionet qendrore, lokale, por edhe ato të pavarura për blerje të automjeteve të reja kanë paraparë t’i shpenzojnë hiç më pak se 6 milionë euro.
Po ashtu kontrata mbi 10 milionë euroshe për marrje me qira të veturave të reja për nevoja të institucioneve janë nënshkruar edhe gjatë vitit 2018, si dhe gjatë vitit 2017.
Shuma të mëdha parash të buxhetit të Kosovës edhe më tutje vazhdojnë të shpenzohen për furnizim me vetura të reja për institucionet qendrore, lokale, por edhe për ato të pavarura.
Duke u bazuar në të dhënat e siguruara nga buxheti i shtetit shihet se këtë vit për këtë qëllim janë paraparë të shpenzohen hiç më pak se 6 milionë euro.
Po ashtu kontrata mbi 10 milionë euroshe për marrje me qira të veturave të reja për nevoja të institucioneve janë nënshkruar edhe gjatë vitit 2018, si dhe gjatë vitit 2017.
Me buxhetin e paraparë për sivjet Policia e Kosovës për furnizim me automjete transporti ka paraparë t’i shpenzojë hiç më pak se 1 milion e 750 mijë euro, ku nga kjo shumë 647 mijë euro do t’i sigurohen nga buxheti i Kosovës, derisa pjesa tjetër nga mjetet e Agjencisë Kosovare të Privatizimit.
Nis me përplasje verbale numërimi i votave për deputetë, ndë...
Cakolli: Rrezikojmë që të mos i kemi rezultatet deri në një ...
Emërllahu me një postim prekës pas largimit nga Ballkani
PSG me epërsi dyshifrore pas pjesës së parë
Tërmet i fuqishëm në Kroaci, njerëzit po braktisin shtëpitë ...
Rohde i lumtur me ngritjen e Kosovës në indeksin anti-korrup...