Shoqatat kulturore shqiptare dhe personalitete aktive nga landi më i madh në Gjermani, Nordrajn Vestfalen, të mbledhur me iniciativën e Shoqatës Kulturore Integruese “Identitet” me seli në Dyseldorf, përmes një peticioni kanë kërkuar nga institucionet e Kosovës, të mos e injorohet më diaspora shqiptare në botë.
Mes tjerash ata kanë kërkuar përfaqësim direkt të diaspores në institucionet e vendit përmes vendeve të rezervuara në Parlamentin e Republikës së Kosovës,
“Mërgata Shqiptare sidomos ajo nga Kosova, që nga paslufta është pjesa më e anashkaluar dhe e përçmuar e shoqërisë”, thuhet në një peticion dërguar institucioneve të Kosovës nga Shoqatat kulturore shqiptare, “Identitet” me seli në Dyseldorf, në krahinën më të madhe në Gjermani, Nordrajn Vestfalen. “Diaspora është pjesa më e merituar e para luftës, gjatë luftës, por edhe tash dhe është pjesa më aktive e shoqërisë kosovare”, thuhet në peticion.
“Zgjedhjet e përgjithshme politike të fundit, të mbajtura në Kosovë, ishin edhe një shkak më shumë i zhgënjimit të qytetarëve, pasi mërgata edhe njëherë u përjashtua nga e drejta kushtetuese për të votuar”, thuhet tutje, teksa shtohet se “është koha e fundit që Republika e Kosovës të sillet me qytetarët e saj në mërgim si Nënë, e jo si njerkë”.
Ndër kërkesat e shtruara në këtë pecion janë: Regjistrimi i diasporas; të hiqen pagesat e dyfishtë të sigurimeve të automjeteve në kufi; të krijohen kushte dhe ti mundësohet mërgatës të votojë, jo me postë, por në mënyrë elektronike dhe votim të drejtpërdrejtë në vendvotime në Ambasada, Konsullata, apo edhe në selitë e klubeve dhe shoqatave shqiptare; të bëhet përfaqësimi i diaspores në institucionet e vendit me vendet e rezervuara në Parlamentin e Kosovës, pastaj që “stafi i Ministrisë së Diasporës të drejtohet nga diaspora” etj.rtk
Në fundt të peticionit, dërguesit e tij, theksojnë shpresen se “institucionet e Kosovës, do të marrin në konsideratë kërkesat legjitime të deklaruara në këtë peticion”. Peticioni u është dërguar gjithashtu, të gjitha mjeteve të informimit në Kosovë.
Van Dijk dëshiron që Salah të qëndroi tek Liverpooli
Negociatorët amerikanë kërkojnë që Ukraina të heqë dorë nga ...
Sabit Januzi dhe Ismet Bahtijari përfundojnë dënimin, Haxhi ...
Haradinaj: Në qeverinë time, FSK u shndërrua në Ushtrinë e K...
Sekretari gjerman i Mbrojtjes vlerëson lart përkushtimin dhe...
Edi i mërzitur nga ftohja e raportit me Dolcen: M’ka thënë i...