Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ishte i pranishëm në konferencën “Shqipëria, horizont i ri”, mbajtur në Vjenë të Austrisë.
Gjatë fjalës së tij, Rama u ndal edhe tek dialogu Kosovë-Serbi, ku sipas kreut të qeverisë, ka dështuar, kjo edhe për shkak të formatit.
Rama shtoi se Prishtina nuk duhet ta izolojë veten.
“Më vjen keq që nuk ka përparim. Serbia duhet të bëjë pjesën e vet, të bëjë detyrat e veta dhe duhet t’i japë BE të gjithë fletoren me detyrat e bëra të shtëpisë dhe të ecë përpara. Kjo ka të bëjë me pranimin e asaj që kërkon BE. Ky dialog i ndërmjetësuar nga BE, është dështim, sepse formati nuk është i duhuri. Kosova thjesht duhet ta bëjë këtë gjë. Në të kundërt do e izolojë veten akoma më shumë dhe do jetë më keq.”, theksoi Rama./abcnews.al
Jakaj: Nga sot janë 60 ditë afat për zgjedhjen e presidentit
Tahiri i PDK-së: Kuvendi ka dështuar ta zgjedh Presidentin, ...
Tjetër skandal për qeverinë Starmer, arrestohen për spiunazh...
Nagavci fajëson opozitën për dështimin e dy seancave
A shkon vendi në zgjedhje pas dështimit për ta zgjedhur pres...
Haxhiu: I jemi drejtuar Kushtetueses për procedurën e zgjedh...