Zëdhënësi i Bashkimit Evropian Peter Stano ka thënë se nuk ka asgjë konkrete në lidhje me një takim të tillë në dialogun Kosovë – Serbi.
Ai në një konferencë për media ka mohuar raportimet e mediave për një takim të mundshëm të nivelit të lartë këtë javë në mes të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
“Së pari, ne asnjëherë nuk i komentojmë spekulimet dhe së dyti nuk ka ndonjë njoftim që mund ta bëjë në lidhje takimet e ardhshme në kornizat e dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian”, tha Stano./Arbresh.info/
Kurti viziton zyrtarët policorë për Vitin e Ri: Përkushtimi ...
Basha vizitoi institucionet që kujdesen për sigurinë dhe ren...
Bekimi i Vitit të Ri, dy vajza janë bebet e para të 2026-ës,...
Lotina dhe Mozziku e presin Vitin e Ri bashkë
Moska nxjerr pamjet e sulmit ndaj rezidencës së Putin
6 të lënduar nga mjetet piroteknike, njëri prej tyre rëndë