
(240628) -- BRUSSELS, June 28, 2024 (Xinhua) -- Estonian Prime Minister Kaja Kallas speaks at a press conference after a European Council summit in Brussels, Belgium, June 28, 2024. (Xinhua/Zhao Dingzhe)
Një takim për të diskutuar rruga përpara në procesin e normalizimit të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë do të zhvillohet ndërmjet zyrtarëve kryesorë evropianë gjatë muajit mars.
Shefja e diplomacisë evropiane, Kaja Kallas do të shqyrtojë me të emëruarin e saj evropian, Peter Sorensen qasjen e re në dialog.
Zëdhënësja e Bashkimit Evropian, Anita Hipper ka përsëritur se emisari i BE-së për dialog tashmë është i angazhuar aktivisht me bashkëbisedues dhe partnerë, për t’i shikuar rrugët përpara.
“Për ne si dhe për përfaqësuesen e lartë, dialogu dhe normalizimi i marrëdhënieve mes Serbisë e Kosovës, është çështje kyçe dhe prioritare. Ndërsa sa i përket dialogut, përfaqësuesja e lartë do të ketë takime edhe me përfaqësuesin special të BE-së, për të diskutuar edhe për rrugën përpara”, tha Anitta Hipper, zëdhënëse e BE-së, raporton RTK.
Fytyra të reja do merren me procesin e vjetër të dialogut, i cili muajin tjetër shënon 14-vjetorin e nisjes.
Kaja Kallas e cila ka trashëguar postin e ish-shefit të diplomacisë evropiane, Josep Borrel, ka pranuar rishtazi se është duke dëgjuar kritika rreth formatit të deritashëm të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë andaj do t’i shqyrtojë mundësitë me Peter Sorensen si të bëhet funksional dialogu mes Kosovës e Serbisë.
Ajo pret fillimisht formimin e Qeverisë në Kosovë në mënyrë që më pas të shikohen rrugët përpara në procesin e normalizimit.
Qeveria në detyrë ndan mbi 141 mijë euro për projekte me OKB...
Putin paralajmëron nga Nju Delhi: Zgjerimi i NATO-s kërcënon...
Ambasada gjermane: Kosova ka nevojë urgjente për qeveri funk...
Ministrja Rizvanolli mban konferencë për media mbi sektorin ...
Policia ndalon një automjet në Çagllavicë, kapet kosovari dh...
Gruaja e lënduar dërgohet dy herë në spitalin e Mitrovicës d...