Një rast i dhunës në familje është raportuar paraditen e së enjtes në Malishevë, ku një person është arrestuar si i dyshuar
Sipas njoftimit të policisë, ngjarja ka ndodhur më 5 shkurt 2026 rreth orës 11:00. I dyshuari, shtetas kosovar, dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj një viktime femër kosovare.
Gjatë ndërhyrjes dhe arrestimit, i dyshuari ka shfaqur sjellje të dhunshme, me ç’rast dy zyrtarë policorë kanë pësuar lëndime. Ata kanë marrë trajtim mjekësor, ndërsa gjendja e tyre raportohet të jetë jashtë rrezikut për jetë.
Pas arrestimit, i dyshuari është dërguar për trajtim në repartin e psikiatrisë në QKUK. Lidhur me rastin është njoftuar dhe konsultuar prokurori, ndërsa hetimet janë duke vazhduar.
Publikohet orari i Final Four-it të Ligës Unike
Osmani priti në takim ambasadorin e Gjermanisë, flasin për z...
Dështon reforma në Itali/ Referendumi, pjesa më e madhe kund...
Bashkimi konfirmon dy mungesa të rëndësishme ndaj Prishtinës
Kusari – Lila thotë se lirimi i TVSh-së për derivate dhe heq...
Rritja e çmimit të naftës në Shqipëri, hyn në fuqi Bordi i T...