Prokuroria Themelore në Gjilan ka paraqitur kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tre personave të cilët dyshohen për dhuinë në familje dhe posedim të paautorizuar të narkotikëve
Kjo është bërë e ditur përmes një komunikate për media nga Prokuroria Themelore e Gjilanit, transmeton arbresh.info.
“Njëra kërkesë është paraqitur ndaj të dyshuarit A.A., pasi dyshohet se më 12 prill 2020, në Gjilan, ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, ashtu që për shkak të një mosmarrëveshje verbale, në prezencë të fëmiut të tyre 3 vjeçar, i njëjti e godet me shuplaka dhe grushta të dëmtuarën M.A., në kokë, fytyrë dhe pjesë të ndryshme të trupit”, thekson Prokuroria.
I dyshuari A.A. dyshohet se ka kryer veprën penale “Dhuna në familje”.
“Ndërsa, kërkesa tjetër është paraqitur ndaj të dyshuarve XH.M. dhe B.S., për shkak të dyshimit të bazuar se më 12 prill 2020, në një lokal në Gjilan, në mënyrë të paautorizuar kanë poseduar substancë narkotike të llojit ‘’Marihuanë’’, në peshë prej 39.3 gram, e cila është sekuestruar nga ana e zyrtarëve policor”, thekson njoftimi.
Me këto veprime të njëjtit kanë kryer veprën penale ‘’Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’./arbresh.info
Agjencia e OKB-së: Mburoja në Çernobil kundër rrezatimit “hu...
Samiti “Time To Decide Europe 2025”, Rama: Shqipëria u çmua ...
PDK garon me numrin 130 në zgjedhjet e 28 dhjetorit
123 – numri që do të mbajë LDK për zgjedhjet nacionale
Zgjedhjet e 28 dhjetorit, ky është numri me të cilin garon N...
Numri 129 i takon AAK për zgjedhjet e ardhshme