Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka reaguar pas atentatit ndaj kryeministrit të Sllovakisë, Roberto Fico.
Përmes një postimi në X, Kurti ka dënuar aktin teksa i ka uruar shërim të shpejt homologut të tij sllovak, përcjell Arbresh.info.
Po ashtu, Kurti shtoi se dhuna nuk ka vend në demokraci.
“Një lajm shumë shqetësues nga Sllovakia, raporton se kryeministri Robert Fico është qëlluar. I urojmë shërim të shpejtë dhe të plotë dhe i shprehim mendimet tona familjes së tij dhe popullit të Sllovakisë. Dhuna nuk ka vend në demokraci”, ka shkruar Kurti.
Very disturbing news from Slovakia, reporting that PM Robert Fico has been shot. We wish him a fast and full recovery and extend our thoughts to his family and the people of Slovakia. Violence has no place in a democracy.
— Albin Kurti (@albinkurti) May 15, 2024
Kujtojmë se sot, kryeministri sllovak është plagosur me armë zjarri pas një atentati nga një person të cilin më pas është arrestuar.
Siç bëjnë të ditur mediat e huaja, gjendja shëndetësore e Ficos është e rëndë./Arbresh.info
Lexo edhe:
“Sulm i turpshëm”/ Osmani i uron shërim të shpejtë kryeministrit të Sllovakisë
Manipulimi me vota në Komunën e Podujevës, Prokuroria autori...
Bekim Haxhiu ankohet për votat e diasporës pas afatit ligjor...
ZRrE thotë se nuk do të ketë rritje të tarifave të energjisë
Doli në dokumentet e publikuara nga Dosja Epstein/ Mandelson...
17 armë zjarri të sekuestruara në rajonin e Prishtinës gjatë...
Arsenali synon t’i fitojë të gjitha trofetë këtë sezon, thot...