Kryeministri sllovak, Rober Fico është në rrezik për jetë pasi është qëlluar disa herë me armë zjarri.
Faqja e tij zyrtare në Facebook, bënë të ditur se në këto momente ai po transportohet me helikopter në Bratislavë, përcjell Arbresh.info.
LEXO EDHE:
Kryeministri sllovak është në gjendje të rëndë shëndetësore pas atentatit ndaj tij
Në lidhje me këtë atentat, ka reaguar edhe presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani.
Osmani në një postim në rrjetin social “X” ka shënuar se shteti kosovar dënon fuqishëm këto akte akte dhune që kërcënojnë vlerat evropiane.
“Duke i uruar kryeministrit sllovak Robert Fico një shërim të shpejtë pas sulmit të ndyrë të sotëm. Ne i dënojmë fuqishëm këto akte dhune që kërcënojnë vlerat evropiane” – k a shrkuar Osmani.
Wishing Slovak Prime Minister Robert Fico a speedy recovery following today’s vile attack.
We strongly condemn these acts of violence that threaten European values.
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) May 15, 2024
Ndryshe, pas mbledhjes së Qeverisë së Sllovenisë ditën e sotme gjatë të shtënave me armë zjarri është plagosur kryeministri sllovak, Robert Fico në Bratislavë.
Ai është dërguar menjëherë në emergjencë ndërsa nuk dihet ende për gjendjen e tij shëndetësore.
Ndërsa, sipas mediave sllovake i dyshuari është arrestuar./Arbresh.info
Lexo edhe:
Momenti kur arrestohet i dyshuari që qëlloi me armë kryeministrin e Sllovakisë
Orlando triumfojnë ndaj Denverit me rikthim spektakolar
2.86% e qytetarëve shfrytëzuan të drejtën e votës deri në or...
Ramush Haradinaj voton në Gllogjan me nënën Rukë, bën apel p...
DnV: Votimi po zhvillohet normalisht, me disa parregullsi të...
Stuhi dëbore në SHBA, anulohen 9 mijë fluturime
Hedh votën ish-presidentja Jahjaga, inkurajon qytetarët që t...