Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë ka përshëndetur përmbylljen e suksesshme të procesit zgjedhor dhe demokratik në Republikën e Kosovës.
Përmes një komunikate për media, DhTIK i ka uruar LVV-së dhe Kurtit fitoren, shkruan Arbresh.info.
Komunikata e plotë:
Në emër të komunitetit të biznesit, i urojmë fitore fituesit të zgjedhjeve, Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryeministrit, z. Albin Kurti dhe i dëshirojmë suksese në udhëheqjen e institucioneve të vendit.
DhTIK pret formimin e shpejt të institucioneve të reja dhe që qeveria e re të ketë fokus në tejkalimin e shumë sfidave me të cilat është duke u përballur ekonomia.
Dhoma mbetet e përkushtuar në vazhdimin e angazhimit të saj tradicional të qenit një partner aktiv dhe konstruktiv i institucioneve në të mirë të zhvillimit të përgjithshëm të Kosovës.
Besojmë shumë se dialogu i hapur ndërmjet qeverisë dhe sektorit privat është çelësi për një Kosovë më të fortë ekonomikisht dhe më të qëndrueshme për qytetarët e saj./Arbresh.info
Harroni 10,000 hapat? Studimi i ri sjell metodë më efikase t...
Konjufca: Forcimi i bujqësisë mbetet prioritet i Qeverisë Ku...
Florentino Perez konfirmon tri afrime dhe paralajmëron “Gala...
Hezbollahu refuzon armëpushimin e ri të dakorduar nga Izrael...
Njësia B2 e TC Kosova B rikthehet në operim pas përfundimit ...
Basha: Po ndërtojmë edhe një urë të re mbi lumin Ibër