Dhoma e Tregtisë: Nuk është marrë asnjë vendim për rritjen e pagës minimale

13:24 | 30 Tetor 2025
E.G

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati ka ka thirrur sot takim për çështjen e rritjes së pagës minimale.

Kushtrim Ahmeti nga Dhomat e Tregtisë pas takimit ka thënë se takimi me Muratin ishte konsultativ e ku thotë të kenë kërkuar që ky proces të shtyhet deri të bëhet një Qeveri të plotë dhe një Kuvend funksional.

Para mediave, ai deklaroi se DhTIK nuk është kundër rritjes së pagës minimale dhe që ka kërkuar që një vendim i tillë duhet të merret vetëm atëherë kur Kosova të ketë institucione funksionale dhe fuqiplota,

“Nuk jemi kundër rritjes së pagës por për momentin situata politike me të cilën po përballet vendi nuk është e favorshme. Ne i kërkuam ministrit Hekuran Murati që ky proces të shtyhet derisa të ketë një Qeveri fuqiplotë dhe një Kuvend funksional. Dhe të kemi një analizë të thuktë të situatës aktuale ekonomike të cilën e ka vendi. Dmth duke marrë të gjithë faktorët para se të dilet me propozime. Kërkesa eksplicitet ishte që duhet të funksionalizohet Këshilli Ekonomiko-Social i cili vazhdon të mos jetë funksional të shkojë ky proces i vendosjes së pagës minimale përmes Këshillit Ekonomik-Social siç është bërë përherë, përjashto herën e fundit, ku ne nuk jemi pyetur fare. Ne kërkuam që ky proces të ketë një përfaqësim më të gjerë.

Lidhur me këtë reagoi edhe Dhoma e Tregtisë e cila theksoi se në takimin e thirrur nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, nuk është marrë asnjë vendim rreth nivelit të pagës minimale.

Sipas njoftimit, takimi ka qenë konsultues dhe palët pjesëmarrëse kanë dhënë mendimet e tyre dhe propozimet rreth kësaj çështje./Arbresh.info/

Të ngjashme