Familjarët kanë bërë të ditur për Klan Kosova se kërkimet ende janë duke vazhduar, teksa shtojnë se ato po bëhen tashmë vetëm nga fshatarët dhe të gjithë banorët të cilën vullnetarisht kanë shkuar për të ndihmuar për të gjetur katërvjecarin e humbur.
Po ashtu famijarët të shqetësuar kanë thënë për Klan Kosova, se Forcat e Sigurisë së Kosovës dhe policia po ashtu, ende pa rënë në ndonjë gjurmë të Erion Gashit, janë larguar nga vendi ku po zhvilloheshin kërkimet.
Katërvjecari nga Mramori është zhdukur në mbrëmjen e së mërkurës dhe ende janë duke vazhduar kërkimet për të.
Lusim të gjithë që mund të kenë informata rreth lokacionit të Erion Gashit të lajmërohen në numrin 00 377 45 262 087
Katërvjeçari në kohën kur ka humbur kishte të veshur trenerka të kaltra dhe xhemper të së njëjtës ngjyrë.
Pacolli pret në takim ambasadorin Orav, diskutohet bashkëpun...
Ish-shefi i AKI-së, Driton Gashi edhe në rigjykim dënohet me...
Bordi i Paqes lanson faqen zyrtare, vendosen edhe flamujt e ...
E rëndë: Sot i jepet lamtumira e fundit burrit që u godit pë...
Aktakuzë ndaj burrit që kërcënoi gazetarët në Viti
Mastantuono rigjen formën fizike, gati për përballjet vendim...