Policia e Kosovës ka njoftuar se deri tash janë katër të dyshuar për rastin e sotëm të sulmit me armë ndaj policëve si dhe tentim-grabitjen në një qendër tregtare në Prishtinë, raporton Arbresh.info.
“Veprimet policore të hetimit si dhe ato të gjurmimit në vendin e ngjarjes kanë nxjerrë në pah dyshimet për katër të dyshuar të përfshirë në rast si dhe të armatosur me armë të gjata të cilët me breshëri kanë shtënë në drejtim të zyrtarëve policor”, thuhet në njoftimin e policisë.
“Duke parë rrezikun e menjëhershëm, të drejtpërdrejtë dhe krejtësisht të pashmangshëm për jetën e tyre zyrtarët policorë kanë përdorur armën e tyre me qëllim të parandalimit të sulmit serioz nga të dyshuarit”.
Në komunikatën e policisë njoftohet edhe për dëmet materiale që janë shkaktuar nga ky sulm, si dhe dështimin e të dyshuarve për të marrë paratë nga bankomati.
“Si pasojë e të shtënave nga të dyshuarit përveç plagosjes së zyrtarit policor janë shkaktuar edhe dëme materiale në një veturë të policisë si dhe në një kamion dhe në një automjet tjetër transportues. Së këndejmi të dyshuarit me qëllim të hapjes së bankomatit dhe grabitjes së parave, dyshohet të kenë përdorur materie shpërthyese, por përkundër kësaj si rezultat i reagimit policor nuk kanë arritur t’i grabisin ato”.
“Policia bashkërisht me prokurorin e shtetit po koordinojnë veprimet vijuese hetimore deri në zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, duke orientuar hetimin për grabitje të armatosur në tentativë dhe vrasje e rëndë në tentativë”.
Grabitja e armatosur në Prishtinë – lirohet për në shtëpi polici që u plagos
Mungesa e institucioneve bllokoi 882 milionë euro nga Plani ...
Kurti uron shqiptarët e “Shame and Money” që fituan çmimin k...
Hoxha: Inteligjenca ushtarake serbe e përfshirë në sulmin në...
AUV njofton se ka hequr nga tregu dy produkte Aptamil për fo...
Shpëton shëndosh e mirë i riu nga Hani i Elezit, e konfirmon...
Shembet muri në Han të Elezit, vetura përfundon nën rrënoja