Destabilizimi i situatës socio-ekonomike, kush qëndron prapa grevave

09:06 | 15 Janar 2019
M. A.

Fillimi i vitit 2019 nisi me telashe dhe probleme në shumë sektorë të rëndësishme në vend. Kërkesat e tyre filluan t’i shprehin edhe përmes mbajtjes së grevave. Aktualisht në grevë janë dy sektorë shumë të rëndësishëm, mësimdhënësit dhe mjekët. Ndërsa deri të hënën ishin në grevë edhe minatorët. Kërkesa kryesore e tyre është rritja e pagave.

Mbajtja e këtyre grevave po e qon vendin në një krizë. Shumë qytetarë nuk po marrin trajtimin e duhur mjekësorë dhe shumë nxënës po mbesin pa marrë dije.

Grevistët kërkesë kryesore kanë rritjen dhe stabilizimin me paga. Qeveria e Kosovës duhet të gjejë një zgjidhje që është sistemore dhe t’u rris pagat në formë ligjore ashtu siç ia rriti punonjësve të saj. Kështu thotë analisti politik Ramush Tahiri.

Tahiri në një prononcim për portalin arbresh.info thotë se kriza më e madhe është nëse ka grevë në arsim sepse sipas tij është e përfshimë kategoria më e madhe e popullatës dhe po paralizon sistemin shoqërore.

“Normalisht qe vendi është ne krizë sa herë ka greva. Sidomos është në krizë nëse ka greva të arsimit sepse faktikisht mbesin jashtë procesit 30 mijë vetë. D.m.th është e përfshirë kategoria më e madhe e popullatës dhe si të tilla është një kushtëzim që e paralizon sistemin jo vetëm shkollor por  edhe në përgjithësi sistemin shoqërorë të Kosovës dhe duhet me gjetë zgjidhje” ,a Tahiri.

Sipas Tahirit, këto sektorë kanë të drejtë të hyjnë në grevë duke u bërë presion qeverisë që t’i merr për bazë kërkesat e tyre.

“Zgjidhja duhet me qenë sistemorë sepse pagat duhet me u zgjedh në formë ligjore dhe duhet me u paralajmëruar në buxhet, për këtë arsyes sepse neve po na ndodh Ad hoc institucionet po i rrisin pagat për veti a po i shtinë në procedurë dhe nuk po janë në nivel pagat e shëndetësisë arsimit  dhe në këtë bazë ata kanë drejtë si në formë presioni më bo grevë” ka thënë Tahiri.

Kundër grevave shprehet analisti tjetër politik, Donik Sallova, por arsyeton qëllimin e grevave.

Sallova flet për grevën në arsim, dukë thënë se është e tepërt qasja alarmuese e sindikatës së arsimit.

“Në parim sindikatat e kanë për obligim të mbrojnë dhe avancojnë interesat e punëtorëve, por personalisht jam kundër grevës dhe bojkotimit të procesit mësimor. Punëtorët e arsimit, pavarësisht se janë kategori masive e punëtorëve publike kanë pasur rritje te vazhdueshme te pagash, pavarësisht se arsimi në Kosovë ka shkuar duke u degraduar vit pas viti. Pra sot nuk e justifikoj qasjen alarmuese te sindikatës se arsimit. Mendoj qe nuk është patriotike qe vazhdimisht shtetit t’i besh presion. Dihet mirëfilli qe Kosova është shtet i varfër, pa ekonomi prodhuese, qe varet nga doganat dhe taksat, ndaj si shoqëri duhet ta bëjmë një refleksion se sa ne jemi duke sakrifikuar për shtetin, apo secila kategori shoqërore vetëm po kërkon realizimin e interesave vetjake e grupore”, shprehet Sallova.

Sipas tij, ekziston mundësia qe prapa grevistëve të qëndrojnë grupe partiake që kanë për qëllim destabilizimin e situatës socio-politike.

“Fakti qe kemi klase politike te korruptuar dhe pasuruar nuk do te thotë qe edhe grupet shoqërore ne mënyrë te organizuar ta zhvasin shtetin përmes grevave. Mjafton te bëjmë ndryshime politike, t’i rrezojmë me vote, por jo ta ndjekim shembullin e tyre. Arsimi është sektor i gjere, dhe kërkon burime te mëdha financiare. Por a është arsimi në Kosovë burim i zhvillimit ekonomik të Kosovës? Sot për sot jo”, thotë ai.

Është java e katërt që kirurgët e 11 klinikave të QKUK-së kanë hyrë në grevë duke kërkuar rritjen e pagave. Ndërsa mësimdhënësit kanë hyrë në grevë dje dhe kanë paralajmëruara se greva mund të zgjas me muaj./Mira Avdimetaj/arbresh.info/

 

 

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale