Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka thirrur në takim sot të gjithë liderët e partive politike, për të diskutuar rreth çështjes së dialogut me Serbinë.
Ndonëse ky takim ishte thirrur për orën 10:00, mësohet se ftesës së Veselit nuk i janë përgjigjur pjesa dërrmuese e liderëve, rrjedhimisht ky takim ka dështuar të mbahet.
Me këtë rast, në orën 10:30 kryekuvendari Veseli do të mbajë një konferencë për media
Ndërkohë, spektri politik në Kosovë po vazhdon të jetë i përçarë sa i përket dialogut.
Opozita në vazhdimësi po e kundërshton fazën finale të negociatave në formën si ka nisur.
Përfaqësuesit e opozitës nuk po e pranojnë në asnjë rrethanë presidentin Hashim Thaçi për kryemegociator.
Zelensky: 11 vende kërkojnë ndihmën e Ukrainës kundër dronëv...
Parashikimi i motit për nesër
Karbohidratet e shëndetshme
Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 39-vjeçari nga ...
Pochettino në “radarin” e Real Madridit, si pasu...
Kurti zhvillon telefonatë me Marta Kos: Integrimi në BE, pri...