Në Komisionin për politikë të jashtme në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut dështoi miratimi i propozim rezolutës për respektimin e standardeve të procedurave penale kundër ish krerëve të UÇK-së.
Deputetët maqedonas bojkotuan mbledhjen e komisionit duke pamundësuar miratimin e Rezolutës. Të pranishëm ishin vetëm deputetët e Frontit Evropian, Vlen, ASH dhe deputeti Rexhep Ismail nga e Majta.
Sipas deputetëve shqiptarë, mos prezenca e deputetëve maqedonas është i qëllimshëm. Debati është prolonguar në një kohë të pacaktuar.
Vlen të theksohet se anëtar shqiptar me të drejtë vote në këtë komision janë deputetët Merita Koxhaxhiku dhe Skender Rexhepi. Ilire Dauti është zv. anëtare që sot ishte si një nga propozuesit e rezolutës.
Nuk ka deputet shqiptar anëtar të komisionit në fjalë qe nuk kanë marr pjesë, komisioni u bojkotua vetëm nga deputetët maqedonas./alsat
Nesër zgjedhjet në Hungari- Sondazhet tregojnë garë të ashpë...
Ndërron jetë në QKUK, 22 vjeçari i cili u aksidentua para 6 ...
Sherri me të shtëna në Ferizaj, Buta vetëdorëzohet në polici
Reperi Buta i përfshirë në përleshjen me armë zjarri sonte n...
ShBA thotë se ka nisur pastrimin e minave në Ngushticën e Ho...
Kërcasin plumbat në Ferizaj, rrahje dhe të shtëna, një i dys...