Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka folur për rezultatet nga zgjedhjet lokale të mbajtura të dielën e 12 tetorit në 38 komuna të Kosovës.
Ai këtu përmendi edhe Mitrovicën, dhe Exit Poll-et që nxirrnin fitues pa balotazh kandidatin e PDK-së, Arian Tahirin.
Kurti tha se këtu s’bëhet fjalë vetëm për huqje por për ndëryrje, ndërsa ftoi organet e drejtësisë të merren me këtë çështje.
“Ajo çka ndodhi më 12 tetor rreth raportimeve për Mitrovicën, duhet hetuar e hulumtuar. Nuk bëhet fjalë vetëm për një huqje, por për një inxhiniering të paramenduar për ndërhyrje flagrante në procesin zgjedhor. Exit poll-et e prezantuara gabimisht, me 16 pikë të përqindjes dallim e më tepër se aq nga më shumë se një organizatë dhe për të njëjtën komunë, dhe postimi i lajmeve të rreme se kush ishte fituesi ende pa u mbyllur vendvotimet, nuk janë thjesht një huqje”, tha ai.
Kurti tha se ato huqje kanë “cenuar” zgjedhjet e lira dhe integritetin e sigurinë e shtetit.
“Kjo është cenim i demokracisë, i zgjedhjeve të lira dhe i integritetit dhe i sigurisë së shtetit tonë. I ftoj organet e drejtësisë dhe sigurisë që të merren me këtë çështje”, tha ai në konferencën për media./Arbresh.info/
Radev jep dorëheqje si president i Bullgarisë mes thashethem...
KEK-u padit Janina Ymerin për deklaratat e saj për rrymën në...
Përfundon mbledhja, LDK thërret Kuvendin më 31 janar –...
Kosova ngritet për një pozitë në ranglistën e FIFA-s
Vdes në moshën 93-vjeçari disenjatori i famshëm italian, Val...
Merz: Evropa do të shmangë çdo përshkallëzim me SHBA