Përpjekja e 30-të për konstituimin e Kuvendit ka dështuar sërish, për shkak të mungesës së marrëveshjes rreth formimit të një komisioni të fshehtë për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.
Në seancën e mbajtur të mërkurën, propozimi për krijimin e këtij komisioni mori vetëm 52 vota për, nga 93 deputetë të pranishëm – numër i pamjaftueshëm për të ecur përpara me procesin.
Seanca e radhës është caktuar të mbahet të premten, në ora 11:00.
Në fillim të seancës, deputetët mbajtën një minutë heshtje në nderim të ndarjes nga jeta të ish-kryeministrit të Qeverisë në ekzil, Bujar Bukoshi./Arbresh.info

Si i fitoi Besiktas plotë 8 milionë euro brenda dy ditësh me...
Portugalia planifikon të ndalojë rrjetet sociale për persona...
Tre trajnerët që mund ta zëvendësojnë Guardiolën te City, në...
Vala e fortë e të ftohtit, 13 të vdekur në Nju Jork nga hipo...
LDK prish koalicionin me VV-në në Mitrovicë
Interesi në rritje për rajonin, Trump pritet të vizitojë Gre...