Në Dhomat e Specializuara të Kosovës është vazhduar intervistimi i dëshmitares së parë, Zdenka Pumper nga mbrojtja.
Pumper ka folur rreth MUP-it serb, pasi e njëjta është pyetur nga avokati i Gucatit, Jonathan Rees.
Ajo i ka shpjeguar avokatit mbrojtës se çka është MUP-i, pasi i është kërkuar një gjë e tillë, ku avokati Rees i ka marrë shembull se një një artikull të publikuar është pretenduar se Gjykata Speciale ka bashkëpunuar me MUP për të gjetur sa më shumë dëshmitarë kundër UÇK-së.
Avokati: Duke ju kthyer titullit anglisht titulli është ‘Skandaloze Gjykata Speciale bashkëpunojë edhe me MUP-in serb për të siguruar dëshmitarë kundër UÇK-së, vazhdon, prova të reja tregojnë se çfarë procesi skandaloz ka zhvilluar Gjykata Speciale në raport me të akuzuarit e saj që janë pjesëtarë të UÇK-së, komente të siguruara nga gazeta Newborn, që kjo gjykata ka bashkëpunuar me MUP-in serb për të siguruar dhe bërë sa më shumë dëshmitarë kundër të akuzuarve që janë ish-pjesëtarë të UÇK-së.
Avokati: Së pari çfarë është MUP-i serb ju lutem?
Dëshmitarja: MUP-i është shkurtimi i policisë serbe.
Avokati: Dhe Ministria e Brendshme, në Serbi çfarë është Ministria e Brendshme?
Dëshmitarja: E thotë në Serbisht.
Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj po akuzohen për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, konkretisht për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, për frikësim të dëshmitarëve, për hakmarrje dhe për shkelje të fshehtësisë së procedurës./arbresh.info/
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...
Kurti dhe Basha nesër marrin pjesë në nisjen e punimeve për ...