Dëshmitari në seancën kundër Salih Mustafës, i cili po merret në pyetje nga pala mbrojtëse, ka thënë se është liruar shkaku i ofensivës nga vendi ku mbahej në Zllash, aty ku pretendon prokuroria se janë kryer krime.
“Ka qenë më datë 18. Më kanë liru shkaku i ofensivës. Po e pash se më kanë liru edhe thanë ikni se ofensiva ra. Unë s’e kom pa ofensivën vet, por na kanë thanë me dalë jashtë. Jam largu prej Zllashit jemi dalë në rrugën kryesore. Aty ka pasë tanka të policisë serbe”, ka thënë ai duke iu përgjigjur pyetjeve të mbrojtjes.
Sipas dëshmitarët, në momentin kur është arrestuar ai ka pasur pjesëtarë të UÇK-së në rroba civile.
“Kanë pasë tesha t’larme dhe emblemën këtu UÇK. Me shkronja të zeza UÇK ka shkru”, ka thënë ai.
Dëshmitari tutje thotë se ata që e kanë arrestuar kanë pasur rroba të UÇK-së.
“Mu kanë prezentu vet. Na jem policë ushtarakë. Unë e kom pa uniformën. M’ka thanë keni me ardhë me neve kemi me bisedua diçka me ty”, ka thënë ai.
Marrja në pyetje e dëshmitarit nga ana e Prokurorisë dhe përfaqësues së viktimave ka përfunduar./arbresh.info/
Kreu i OKB anulon pjesëmarrjen në Davos
Dallaveret me lejet e armëve, Prokuroria kërkon paraburgim p...
Kamerat e sigurisë “kapin” mbi 1 mijë e 300 shkelje në trafi...
Shoqata e Pacientëve reagon lidhur me rastin e `shërimit të ...
13 vjet nga heqja e lapidarit të UÇPMB-së: Presheva nuk i ha...
Normandy Index 2025: Kosova lider për siguri strategjike në ...