Gjatë intervistimit të tij, i akuzuari Kushtrim Kokalla ka dhënë detaje për takimet me të akuzuarit e tjerë, Naim Murselin dhe Granit Plavën, duke pohuar se nuk ka pasur lidhje me planifikimin ose kryerjen e vrasjes së Liridona Ademajt.
Ai tha se gjatë intervistimit në polici ishin prezent 4-5 hetues, të cilët ndërkohë që njëri bënte pyetje, tjetri shkruante dhe të gjithë merrnin pjesë aktivisht.
Kokalla tha se kishte takuar Granitin disa herë, por vetëm për biseda të zakonshme dhe se nuk kishte ndërmjetësuar asnjë marrëveshje për kryerjen e veprës.
Sipas tij, takimi i parë me Granitin kishte ndodhur në Shell, ku Naimi e kishte shoqëruar për t’u takuar me Granitin.
Takimi kishte zgjatur 5-10 minuta dhe gjatë tij nuk u diskutua asgjë e veçantë, vetëm biseda të zakonshme rreth punës.
Ai tha se gjatë kthimit në Gjakovë, Naimi i kishte dërguar mesazh në WhatsApp për të marrë numrin e kontaktit të Granitit, numër të cilin ai e kishte përcjellë. Takimi i dytë me Granitin kishte ndodhur 4-5 ditë më vonë në Benita.
Gjatë këtij takimi, Kokalla tha se Naimi kishte dhënë 300 euro për pagesën e një kredie, ndërsa 500 euro ishin dhënë Granitit, dhe se nuk ishte i përfshirë në ndonjë planifikim të vrasjes, duke e përjetuar situatën si të habitshme.
Kokalla ka deklaruar se ishte në dijeni për konfliktet mes Naim Murselit dhe gruas së tij, por mohoi përfshirjen në ngjarjen kriminale.
Kokalla tha para gjykatës se problemet mes çiftit ishin të njohura jo vetëm për të, por edhe për familjet respektive, duke përfshirë çështje pune dhe xhelozi.
“Të gjithë e dinin për këto probleme, të mëdhenj e të vegjël,” tha ai.
Ai shtoi se nuk ishte i vetmi që e dinte për tensionet mes Naimit dhe Liridones dhe mohoi çdo lidhje me planin e vrasjes.
Sipas deklaratës së tij, gjatë ditës kritike nuk kishte pasur kontakte me Naimin apo Granitin, përveç një mesazhi të shkurtër.
Ai gjithashtu tha se nuk kishte njohuri për personin Tom Dodaj dhe nuk ishte në dijeni për takimet mes Naimit dhe Granitit deri në kohën e seancës së gjykatës.
Interesim i madh për ndeshjen Kosovë-Turqi, FFK del me njoft...
E zhdukur që nga 2001, ribashkimi emocionues i nënës me vajz...
Eliminimi nga Botërori 2026, Duka: Humbje që dhemb
Një qytetar tregon me video se njëhesori i energjisë tregon ...
Serbi i dyshuar për organizimin e incidenteve raciste, fshih...
Ndalohet qarkullimi i mjeteve bujqësore në kryeqytet