Dy personat e arrestuar sot, për shkak të mos dhënies së ndihmës së parë, 60-vjeçarit që humbi jetën ditë me parë në Gjilan, rrezikohet të dënohen nga një deri ne tetë vite burgim, shkruan arbresh.info
Mosdhënia e ndihmës personave që ndodhen në rrezik të drejtpërdrejtë, sipas ligjit në Kosovë është i sanksionueshëm penalisht.
Kështu ka thënë në një prononcim për arbresh.info njohësi i çështjeve juridike, Ehat Mifaraj.
“Mosdhënia apo mos ofrimi i ndihmës personave që ndodhen në rrezik të drejtpërdrejtë, edhe pse këtë ndihmë kanë mundur ta bëjnë pa rrezik të madh për vetën apo tjetrin, legjislacioni penal ne Kosovë e inkriminon penalisht”, tha ai.
LEXO EDHE: Arrestohet personi i dytë për rastin në Gjilan (VIDEO)
Sipas Kodit Penal të Kosovës, parashihet që këta persona të dënohen një deri në tetë vite burg.
“Respektivisht, Kodi Penal i Kosovës ka parapare dënim prej një deri tetë vite burgim në rastet kur vërtetohet se si rezultat i mosdhënies së ndihmës, rezulton me vdekjen e personit të rrezikuar”, tha Miftaraj./arbresh.info/
Operacion policor në Fier, sekuestrohen dy armë zjarri
Liverpooli ia “mbyll derën” Juventusit për Chies...
Merret vendim në tërë Kosovën, shtyhet procesi mësimor deri ...
KRU “Mitrovica” apelon te konsumatorët që uji të mos përdore...
Parashikimi i motit për nesër, me riga shiu
Lëndohet përsëri Ter Stegen