Deri në 30 mijë euro gjobë për operatorët që nuk zbatuan kodin

08:40 | 13 Nëntor 2018

Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike Postare (ARKEP) kësaj here nuk ka qëndruar “symbyllur” karshi operatorëve të telefonisë mobile që nuk respektuan 31 tetorin si afat të fundit kohor për zbatimin e kodit shtetëror në tërësi., shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Përveç vërejtjes përfundimtare, Bordi i këtij institucioni nga mesi i janarit të vitit të ardhshëm do të aplikojë masën ndëshkuese ndaj operatorëve prej 10 mijë eurosh në muaj e që potencialisht, duke iu referuar deklaratave të drejtorit të Bordit të ARKEP-it Kreshnik Gashit, mund të shkojë deri në 30 mijë euro.

Kështu ka paralajmëruar drejtori i Bordit të ARKEP-it, Kreshnik Gashi, në një deklaratë për gazetën “Zëri”

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara