Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar ka publikuar të dhënat e fundit lidhur me pritjet në pikat kufitare në hyrje-dalje të Kosovës, të cilat tregojnë se aktualisht qarkullimi i automjeteve dhe kamionëve është kryesisht pa kolona dhe me pritje minimale.
Sipas QKMK-së, aktualisht pritje ka në pikën kufitare te Dheu i Bardhë në hyrje të vendit, ku mërgimtarët po presin 30-40 minuta, shkruan Arbresh.info.
Kurse në Jarinje, pritjet po zgjasin 20-30 minuta, e nga 20 minuta në Merdarë dhe Mutivodë.
Pikat e tjera kufitare janë më të lira për qarkullim, ndërsa përditësimi i fundit i të dhënave është bërë në orën 17:22./Arbresh.info

Turqit arrijnë në Kosovë, në pritje u del presidenti i FFK-s...
Gjykata Kushtetuese hedh poshtë kërkesa e Albulena Haxhiu pë...
Kërkesa e Presidentes për anëtarët e KQZ-së, Kushtetuesja e ...
Kosova U19 e mposht Turqinë U19
KMDLNJ: Pensionistët e Kosovës janë lënë në harresë nga Qeve...
KB Peja ndahet me trajnerin Damir Milacic