Një 30 vjeçar është dërguar pa shenja jete në Urgjencën e Spitalit Rajonal të Prizrenit.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi i cili tha se viktima dyshohet se ka kryer vetëvrasje.
“Me datë 22.04.2025 rreth orës 16:45 policia ka marre informatën se dyshohet se një person pa shenja jete është në urgjencën e Spitalit Rajonal të Prizrenit. Patrulla policore i është përgjigjur rastit dhe me të arritur në emergjencë nga mjeku kujdestar në emergjencë është informuat se në spital një person mashkull, rreth 30 vjeçar është pa shenja jete dhe dyshohet se ka kryer vetëvrasje.”, tha ai.
Trupi i pajetë është dërguar në Institutin Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.
“Në vendngjarje lidhur me rastit kanë dal edhe hetuesit nga Sektori Rajonali Hetimeve në Prizren. Është njoftuar Prokurori i Shtetit dhe me urdhër të tij trupi i pa jete i viktimës dërgohet ne Institutin Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.”, tha ai./Arbresh.info/
Rreth 143 mijë aplikime nga mërgata për të votuar në zgjedhj...
Sa shqetësuese është shpërthimi i Ebolës në Kongo?
Lewandowski përshëndetet me duartrokitje në këmbë në ndeshje...
Aksident me fatalitet në Dollc të Klinës, një i vdekur e kat...
Aksident mes dy veturash te Salla “1 Tetori” në Prishtinë
Tërmet 5.2 ballë në Kinë – dy të vdekur, mijëra të evakuuar