Valon Ibërdemaj, i dyshuar për vrasjen e punëtorit të AKI-së Isa Sejdiu, është dërguar për disa kontrolle në psikiatri.
Këtë e ka konfirmuar për klankosova.tv, Skender Musa avokat i familjes së të ndjerit Isa Sejdiu, derisa ka dhënë dhe disa detaje të tjera rreth këtij rasti:
”Po është e vërtetë. Atë e kanë dërguar në psikiatri për kontroll. Ne kërkojnë nga mjekët që në mënyrë etike të mundshme ta kryejnë këtë punë”.
Më tej avokati Musa ka theksuar se pala e dëmtuar do të dergojë në institucione përkatese çdo informacion nëse persona të caktuar tentojnë devijimin e akteve apo informatave.
Kjo sipas tij ngase ”i dyshuari në fjalë asnjëhere nuk ka shfaqur probleme psiqike sa ka punuar në AKI”.
Isa Sejdiu ishte punonjës në bufenë e Agjencisë Kosovare të Intelegjencës, por 37 vjeçari nga Vushtrria mbeti pa shenja jete mëngjesin e 4 shtatorit, ngase punëtori i sigurimit të brendshëm në AKI, gjuajti me armë drej tij.
E gjithë ngjarja ndodhi brenda objektit të AKI-së, institucioni ky me sigurinë më të lartë në vend, e që është përgjegjëse edhe për sigurinë nëpër institucionet e tjera.
Dasma në Gazë që u kthye në tragjedi
KQZ-ja mban mbledhje, ky është rendi i ditës
Incident i pazakontë: Shqiponja rrëmben një dron në fluturim...
LDK mban sot tubimin përmbyllës të fushatës në Pallatin e Ri...
Mëngjesi pa pritje të gjata në pikat kufitare të vendit
Presidenti i Fenerbahçes lirohet nga burgu pasi u akuzua ...