Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, përmes një statusi në profilin e saj në facebook ka bërë të ditur se më datën 14 mars është protokolluar iniciativa për mbajtjen e një seancë në Kuvendin e Kosovës, ku do të diskutohet për cilësinë e mishit, shkruan arbresh.info.
Ajo përmes këtij shkrimi e ka ftuar deputetin e Grupit të Pavarur Salih Salihun që t’i bashkohet kësaj iniciative, siç ka thënë se ky i fundit është vonuar në këtë çështje.
Deputetja Musliu ka publikuar kërkesën e protokolluar për mbajtjen e seancës dhe 14 nënshkrimet që ka marrë nga deputetët.
Ky është postimi i saj i plotë në facebook.
“Po e shoh qe Deputeti Salih Salihu paska lajmeruar se si grup i pavarur do te marrin iniciative per debat parlamentar lidhur me cilesine dhe sigurine e ushqimit ne Kosovë, une e ftoj kolegun mos te lodhet me procedura por ti bashkangjitet iniciatives tone qe është marre dhe protokoluar me daten 14 Mars 2018! Keshtu qe GDP-se i urojme suksese ne nisma tjera pasi kesaj radhe jane vonuar pak sa ”, ka shkruar ajo./arbresh.info/
Ylli fiton ndeshjen dramatike ndaj Borës dhe forcon pozitën ...
Arrestohet shtetasi serb për dhënie ryshfeti në Bërnjak
Kriza globale e naftës, Pakistani lehtëson qytetarët, ul çmi...
Plagosje me thikë në qendër të Shkodrës, dy persona të lëndu...
Shefi i NATO-s do të takohet me Trumpin, Rubion dhe Hegsethi...
Publikohet fotoja e jashtëzakonshme e Tokës