Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje Arbëreshë Kryeziu-Hyseni ka deklaruar se nuk kanë pasur ndonjë marrëveshje me Vjosa Osmanin që pas 5 viteve në Presidencë do ta kandidonin edhe për një tjetër mandat.
“Nuk e mbaj në mënd se në marrëveshjen e vitit 2021 në kemi thënë që do të ketë një tjetër mandat pas 5 vjetëve…Zyra e Presidentes po thirret në shumëçka që në fakt nuk po ekziston askund”, ka deklaruar deputetja në Debat Plus.
Pavarësisht se nuk kanë pasur marrëveshje me Osmanin, Kryeziu-Hyseni thotë se PDK e ka refuzuar Osmanin qysh në fillim derisa sipas saj as LDK nuk ka dhënë garanci se e mbështesin Osmanin për presidente.
Deputetja e shumicës thotë se Osmani është trajtuar shumë më mirë në LVV se në LDK.
“Në kohën kur LDK e pat lënë Osmanin me numër 86 në listën zgjedhore në atë kohë dhe madje edhe ia mbyllnin dyert duke mos e lënë të merrte pjesë në organet e partisë, LVV ia hapi dyert zonjës Osmani, sepse na ka bashkuar një kauzë shumë e madhe”.
“Me LVV Osmani u bë politikania më e votuar në Kosovë, kryetare e Kuvendit e më pas presidente”, ka deklaruar tutje Kryeziu Hyseni.
Rama: Në sheshin “Xhorxh Bush” ka filluar faza e dytë e puni...
Shpërthen te Real Madridi, Arda Guler refuzon t’ia jap dorën...
Arrestohet një arsimtar në Mamushë, dyshohet për keqtrajtim ...
Grenell për zgjedhjet e reja në Kosovë: Zoti po na përgatit ...
Deputetja e LVV: Kur LDK ia mbylli dyert, ne e bëmë Osmanin ...
Vijojnë bombardimet mbi Iran, shpërthime të fuqishme në aero...