Kuvendi i Kosovës, në parim, ka miratuar projektligjin për pagën minimale, ku nuk hyjnë veteranët. Lidhur me këtë, ka reaguar deputetja nga radhët e AAK-së, Albana Bytyqi, shkruan arbresh.info.
Ajo tha se Lëvizja Vetëvendosje ka bashkëpunuar me Listën Serbe për të miratuar këtë projektligj, që “përjashton kategorinë më të çmuar të vendit tonë, veteranët”.
Bytyqi tha se nuk befasohen me veprimet e Qeverisë, pasi sipas saj, befasi do të ishte “nëse do të qëndronin në parimet e kauzat e premtuara para se të vinin në pushtet./arbresh.info/

Matoshi: Ndjenjë e mirë ta vesh fanellën e Kosovës, do të ja...
Maqedonci takon Zimmermanin, temë thellimi i bashkëpunimit n...
Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën, Erion Veliaj mbetet në burg
ShBA-të akuzojnë Iranin për “shkelje të shëmtuar të armëpush...
Bie breshër në disa pjesë të Kosovës, publikohen pamje
Hapet në presidencë zyra për viktimat e luftës