Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Nismës Socialdemokrate, Milaim Zeka, ka folur për aktakuzat e para që do të ngrihen nga Gjykata Speciale, për gjoja krime lufte të kryera në Kosovë.
Ai ka paralajmëruar se “pas dy muajsh” do të bëhen arrestimet e para.
Zeka ka thënë në emisionin “Pressing”, në televizionin T7, se “arrestimet e para do të ndodhin në janar të vitit të ardhshëm”.
“Krejt këto hallakama që po ndodhin në Kosovë, që na kanë zhvendosur prej problemeve reale, janë pikërisht nga frika prej Gjykatës Speciale”, ka vlerësuar Zeka.
https://www.facebook.com/Televizioni7/videos/368782190531325/
Kabineti i Kurtit u përgjigjet reagimeve pas kompromisit të ...
Liverpooli dështon të fitojë në “Anfield”, Totte...
Rama: Kurrë s’kam dashur të ndërhyjë në politikën e Kosovës,...
U raportua për vdekjen e tij, Netanyahu poston video: Po vde...
Ligji për gjuhën shqipe në Kushtetuese, Pendarovski: Problem...
Kurti shtron iftar për BIK-un: Falenderojmë Tërnavën për kon...