Deputeti i Kuvendit të Ukrainës, Oleksiy Goncharenko, ka thënë se çështjen e njohjes së Kosovës do ta shqyrtojë një president i ardhshëm, dhe jo Volodymyr Zelensky.
“Nëse do të ishte në dorën time do ta bëja shumë kohë më parë, por ky nuk është vendim që mund ta marrë unë por presidenti i Ukrainës. Nuk e di se kur kjo mund të ndodh por besoj se presidenti i ardhshëm i Ukrainës do ta ketë në dorë çështjen e njohjes së Kosovës”, u shpreh deputeti ukrainas në klankosova.tv.
Goncharenko thotë se e ka ngritur këtë çështje në Kuvendin ukrainas, mirëpo nuk ka kaluar. Megjithatë, ai është i mendimit se “herët a vonë” një gjë e tillë do të ndodhë.
“Ukraina nuk e ka njohur Kosovën si një shtet të pavarur tani që po flasim. E kam dërguar këtë çështje edhe në Parlamentin e Ukrainës dhe fatkeqësisht nuk ka kaluar, por besoj se herët a vonë Ukraina do ta njohë shtetin e Kosovës, kemi shumë gjëra të përbashkëta dhe e dimë se çfarë përkrahje kemi pasur nga Kosova gjatë pushtimit rus në vendin tonë, kjo është situata për momentin”, deklaroi Goncharenko.
Ekzekutoi Elton Çiçon brenda lokalit në ish-Bllok, kush ësht...
E kryer, Ter Stegen do të huazohet tek Girona
Hamza mbledh kryetarët e degëve: Zgjedhjet e brendshme në PD...
Kuvendi i Shqipërisë e nis me përplasje sesionin e ri parlam...
Osmani priti në takim ambasadoren greke, diskutuan për marrë...
Mbappe: Fërshëllimat duhet të ishin për të gjithë lojtarët, ...