Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) ka njoftuar se KEDS, KESCO dhe KOSTT kanë dorëzuar kërkesat për përshtatjen e të Hyrave të Lejuara për vitin 2025.
Lidhur me këtë ngjajrje, ka reaguar deputeti i Kantonit të Bernit në Zvicër, Korab Rashiti, i cili ka bërë një krahasim ndërmjet çmimeve të energjisë elektrike në Kosovë dhe Zvicër.
Në krahasimin e publikuar nga Rashitit, një familje mesatare në Kosovë shpenzon 14% të pagës për 1000 kWh të energjisë elektrike.
Kurse, në Zvicër një familje mesatare shpenzon vetëm 2.94% të pagës së saj për të njëjtën energji elektrike.
Deputeti Rashiti po ashtu ka shkruar se të ardhurat në Kosovë janë 540 euro, ndërsa në Zvicër 6800 euro.
“Menaxhimi dhe strategjia energjetike në Kosovë është një tmerr i pafund dhe ata duan përsëri ta rrisin çmimin e kWh në Kosovë. Mos harro atë që thashë disa javë më parë: tatimi fiskal në të ardhmen në Kosovë do të kalojë përmes çmimit të kWh! Një info: Këtu është një krahasim duke marrë parasysh fuqinë blerëse midis Kosovës dhe Zvicrës, duke pasur parasysh që të ardhurat mediane në Kosovë janë 540 euro, ndërsa në Zvicër 6800 euro”, tha Rashiti./Arbresh.info
Një pacient largohet nga Enti Special në Shtime, rasti po he...
Humb jetën 42-vjeçari gjatë një loje futbolli në Vlorë, dysh...
Shtirej si prokurore për të marrë para, arrestohet e dyshuar...
Kurti: Mërgimtarë të shumtë nga Zvicra po vijnë të na mbësht...
Mbi 100 aksidente brenda 24 orëve/ Një me fatalitet, dhjetër...
Japonia miraton buxhet rekord prej 58 miliardë dollarësh për...