Deputeti i Vetëvendosjes, Rexhep Selimi ka thënë se ai nuk ka pranuar që të plotësojë formularin për veteran të UÇK-së, për arsyen siç ka thënë ai, jo për ta mohuar por për ta mbrojtur luftën dhe vlerën e saj.
“Se sa e kanë respektuar këta që japin kritika këta që më akuzojnë pse nuk e kam nënshkruar aplikimin e veteranit. Kushdo që flet ka të drejtë që të japë mendimin e tij por jo ata që e kanë deformuar e kanë degjeneruar dhe e kanë degraduar, procesin e verifikimit të veteranëve të UÇK-së, duke dhënë dëshmi të rrejshme, duke pranuar dëshmi të rrejshme, duke pranuar dekumentacione të rrejshme dhe që shpesh’herë duke i këmbyer me kartela partishë. Unë kurrë nuk do të jem pjesë e këtyre gjërave. Atë epitet (ushtar i UÇK-së) nuk e ndërroj asnjëherë me asnjë epitet tjetër”, ka thënë Selimi për Insajderin.
Ndërsa sot deputeti i AAK-së, Shkumbin Demalijaj, tha në Kuvend se Rexhep Selimi nuk mund të mbrojë vlerat e UÇK-së, përderisa nuk ka pranuar që ta plotësojë aplikacionin për tu bërë veteran i UCK-së.
Rikujtojmë se skandali me listat e veteranëve ende është temë aktuale. Si shkak i kësaj dha dorëheqje një prokuror, ai i Prokurorisë Speciale, i cili po merrej me rastin e listave të fryra të veteranëve, që përfshin ndër mashtrimet më të mëdha që janë bërë viteve të fundit të vend. 60 mijë persona kanë fituar statusin e veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Merz: Rënia e Iranit do të kishte pasoja të rënda edhe për n...
Arbeloa beson se Mbappe do të udhëtojë me skuadrën në Manche...
Irani kërcënon Europën/ Ambasadori iranian në OKB: Nuk e për...
Heqja e fusnotës vlerësohet hap pozitiv për Kosovën
Mot me diell dhe vranësira të shpërndara gjatë vikendit në K...
Kurti emëron Donika Gërvallën Koordinatore Kombëtare për mbr...