Deputeti i Parlamentit të Kosovës, Korab Sejdiu, i cili njëherësh është jurist me profesion, thotë se tentativa e presidentit Hashim Thaçi, e kryeministrit Ramush Haradinaj dhe e kryeparlamentarit Kadri Veseli për ta shfuqizuar Ligjin për Gjykatën Speciale ishte për ta shpëtuar veten nga kjo e fundit dhe për t’i rritur, siç thotë ai, pazaret në prag të fillimit të arrestimeve.
Këto komente Sejdiu i ka bërë gjatë një interviste për gazetën “Zëri”, duke shtuar se të premten u pa qartë një blof i tillë i trojkës (Thaçi, Haradinaj dhe Veseli), që, sipas tij, po e shkatërron Kosovën.
Juristi Sejdiu thotë se në lidhje me iniciativën e fundit nuk bëhet fjalë për një ligj të rëndomtë, por, siç thotë ai, për një përpjekje pak më të madhe në kontekst të votave që nevojiten për ta bërë një ndryshim të tillë, i cili ka edhe implikime kushtetuese dhe një investim shumë të madh nga partnerët ndërkombëtarë, në veçanti nga SHBA-ja dhe BE-ja.
“Pra, në rastet si këto kur ne hyjmë në obligime që kanë edhe implikime ndërkombëtare nuk mund pastaj të luajmë me ata të cilët janë pjesë e procesit, sepse, siç edhe po shihet, këtë ata nuk e tolerojnë”, ka pohuar Sejdiu.
Ky i fundit madje është shprehur i gatshëm që ta japë votën e tij pro mocionit për rrëzimin e qeverisë “Haradinaj” nëse opozita punon në këtë drejtim, siç ka deklaruar së fundi.
Të shtëna me armë në një qendër tregtare në New Jersey, një ...
Zyrtare: Malisheva ndanë rrugët me trajnerin Elon Berisha
Negociatat SHBA-Iran në Islamabad vazhdojnë, Witkoff dhe Kus...
Kurti kujton masakrën në Lubizhdë të Hasit: Dëshmi e gjenoci...
Kosova mes vetëkënaqësisë dhe rrezikut real
Pas dështimit të bisedimeve me Iranin, vjen reagimi i Trumpi...