Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Elmi Reçica konsideron se është e rrezikshme që pjesëtarët e Policisë së Kosovës të protestojnë apo abstenojnë në punën e tyre.
“Policia e Kosovës të jetë 12 orë e angazhuar, me gjithë ata ngarkesa, është bukur problem me qenë polici sikurse në rrethana të zakonshme. Ne e dimë që shumëçka nuk është ashtu siç duket, por policia në kuadër të ligjit duhet të jetë e vendosur ta zbatojë ligjin por edhe ta kufizojë vetën të dal nga ajo çka nuk është ligjore. Do të kërkojmë fuqishëm që mos të vije deri në një protestë apo abstenim i policisë. Policia e shtetit është organi më i rëndësishëm që ka ky shtet. Varet siguria shtetërore, e qytetarëve”, ka thënë
Këto deklarata ai i ka bërë në Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Të Mbrojtjes shqyrton kërkesës e Agjencisë për Informim dhe Privatësi si dhe njoftohet nga përfaqësuesit e Sindikatës së Policisë së Kosovës lidhur me kërkesat e tyre ./arbresh.info/
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/2765481087068703
Sallahu falënderon punëtorët e Qendrave për Punë Sociale për...
Nuk ka pritje në pikat kufitare për të hyrë e për të dalë ng...
Kryetari Basha uron besimtarët katolikë për Festën e Krishtl...
Reshje bore dhe temperatura në minus, ky është moti për sot
Eskalon debati në Big Brother VIP Albania 5
Fshehur në ngarkesën me arra, sekuestrohen 435 kg kokainë në...