Ka vazhduar sot dita e trete e grevës së minatorëve.
Ata thonë se janë të lodhur dhe të zhgënjyer që edhe pas tre ditësh grevë nuk ka ardhur askush nga zyrtarët e lartë institucionalë për t’i vizituar dhe për t’i dëgjuar kërkesat e tyre, me përjashtim të disa deputetëve.
Deputeti i cili vjen nga radhët e AKR-së, Islam Pacolli, ka shkuar për të parë nga afër gjendjen e minatorëve të Artanës të cilët kanë hyrë në ditën e tretë të grevës.
Deputeti Pacolli tha se është obligim moral nga ana e tij që të dëgjojë dhe të shoh prej së afërmi kërkesat e minatorëve, raporton Arbesh.info.
Ai për rreth një orë ka bashkëbiseduar dhe ka dëgjuar me vëmendje kërkesat e minatorëve.
Pacolli u premtoi atyre se është domosdoshmëri që investimet në minierën e Trepçës, në veçanti në njësit e saja të krahinës së Gollakut në Hajvali, Kishnicë e Artanë do të ndodhin shumë shpejt.
Ua kujtojmë se deputeti Islam Pacolli është fëmijë i një ish-minatori i cili i priu marshit të minatorëve në vitin 1988, e që shënon një nga aktet heroike të minatorëve dhe në përgjithësi të popullit të Kosovës në rrugën e drejtë për liri./Arbesh.info.
Kurti: Më 7 qershor synojmë ta tejkalojmë rezultatin e kalua...
Ngjarje e rëndë në Tiranë, policit i vendoset thika në fyt –...
Arrin në Kosovë grupi i dytë i haxhilerëve, priten nga famil...
Merz: BE-ja duhet të tregojë gatishmëri për zgjerim
Revolucion te Real Madridi: Mourinho kërkon largimin e gjash...
Etja merr 49 jetë në shkretëtirën e Saharës