Shefi i Grupit Parlamentar të Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi, thotë se partitë e koalicionit qeverisës po e përkrahin opozitën në kundërshtimin e idesë së presidentit Thaçi, por partitë opozitare po kërkojnë zgjedhjet e jo konsensusin
“Ne po bëhemi bashkë që ta ndalim presidentin, ama kur vjen puna që të bëhemi bashkë ta ndalim Serbinë, opozita nuk bëhet bashkë me neve”, është shprehur Sherifi.
“Nëse jemi gati që të ndalim një projekt, fatmirësisht joformalisht, të mos kufizohemi me atë se çka nuk kanë të drejtë të bëjnë. Le t’iu tregojmë se çka duhet të bëjnë dhe çka kanë të drejtë të flasin”, ka thënë Sherifi.
Shefi i GP të Nismës ka thënë se partia e tij e përkrah fuqishëm kundërshtimin e korrigjimit të kufijve me Serbinë, edhe kryeministri Ramush Haradinaj.
Sherifi tregon se e pranojnë rezolutën e opozitës që Presidentit të mos i lejohet të flasë për kufijtë në Bruksel, por propozon që rezolutës t’i shtohen edhe pikat tjera për t’u plotësuar.
Alarm në Zvicër dhe Francë, identifikohen rastet e para me H...
Konjufca kërkon mbështetjen e Irlandës për anëtarësimin e Ko...
Haxhiu në Mitrovicë: 104 persona ende të zhdukur, Serbia pen...
Mbappé ende në pikëpyetje për ndeshjen ndaj Barcelonës
Shqipe Selimi: Vendimi për katërshen e UÇK-së rrezikon të sh...
Përparim Rama shkarkon edhe një drejtor