Deputeti i Kuvendit nga Partia Rome e Bashkuar e Kosovës, Albert Kinolli, ka bërë të ditur për rtv21 se do të zhvillojnë takim me kryetarin e LVV-së, Albin Kurti, për formimin e Qeverisë së re.
Deputeti Kinolli tha se me kërkesë edhe të Kurtit takimi do të zhvillohet pasi ky i fundit do të kthehet nga vizita e tij në Londër.
‘’Sipas informacioneve që kemi me të cilat jemi dakorduar paraprakisht ne jemi duke e pritur kthimin e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, që pas kthimit të tij nga Londra do të takohemi për formimin e Qeverisë. Do të kem takim unë si përfaqësues i komunitetit Rom, ndërsa për të tjerët nuk kam informacione’’, tha ai për rtv21.
Deputeti Kinolli tha se asnjë subjekt politik nuk pranon të përfshihet në koalicion pa kushte. Por, sipas tij, janë të gatshëm që të japin kontributin e tyre për formimin e institucioneve të reja.
‘’Paraprakisht presim një si lloj marrëveshje gjentellmene me Krutin që si pjesë e Qeverisë së Republikës së Kosovës, ne si parti Rome do të marrim atë që na takon sikurse edhe deputetëve tjerë nga partitë e tjera të cilat janë të përfaqësuera në Kuvend me nga një deputet”,, tha ai.
Ngritët aktakuzë ndaj B.T për krime lufte në Kosovë
Paga e 13-të për punëtorët e sektorit publik, Kurti: Do ta m...
Shtatë qytete mund të mbesin në terr për festë
Kurti: Investimet dhe ristrukturimi në Telekom po japin rezu...
Vetaksident në Pejë, lëndohet një person
Gerard Piqué raportohet se rikthehet nga pensionimi për të l...