Deputeti i VV’së, Mefail Bajqinovci, ka bërë një analizë të opozitës dhe rolit të saj në një shoqëri demokratike.
Sipas tij, opozita tërë kohën duhet që të luajë rolin e një pushteti moral, që mundohet të kritikojë qeverinë për veprime që mund të kontestohen ligjërisht.
“PDK-ja me gjasë, është opozita e parë në botë që del e klithë pse Qeveria ka zbatuar ligjin në rastin e drejtorit të Doganave”, ka thënë ai.
“PDK-ja po kujdeset t’i jap kredite Qeverisë së re, pa ja kërkuar fare. Faleminderit shumë, por s’na duhen ato sepse ne, thjesht po bëjmë punën tonë”, shton tutje Bajqinovci në Facebook.
“E tash të dashur qytetarë, përtej klithjes e thirrjes kundër rendit juridik të vendit, është krejtësisht e turpshme për këtë parti që e përdorë z. Bahri Berisha për propaganda koti, kur dihet se, në kohën e zgjedhjes së z. Berisha në vitin 2016, ishte PDK dhe presidenti Thaçi, që edhe pse ekspertët britanikë kishin rekomanduar Berishen kandidat të suksesshëm, ata e sulmonin procesin e konkursit sepse mbështesnin Lulzim Rafunën si njeriun e tyre në krye të Doganës”
Tutje Bajqinovci thotë se VV vetëm po respekton ligjin, ndërsa thotë se qeveria e kaluar ka vazhduar mandatin e drejtorit të Doganës pa konkurs, pa komision përzgjedhës dhe në kundërshtim me nenin 5 të Kodit Doganor.
https://www.facebook.com/mefail.bajqinovci/posts/10221937232761120
Policia me urdhër operativ për zgjedhjet, publikon numrat ku...
Katër të arrestuar pas përleshjeve pranë një qendre imigraci...
Sulm me dron në Sudan, 11 civilë humbin jetën në një treg
Këtu mund të gjeni qendrën tuaj të votimit
Çfarë dokumenti duhet të keni me vete për të votuar sot?
Hapen qendrat e votimit në Kosovë, Radoniqi fton qytetarët t...