Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka deklaruar se Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, po tallet me shtetin dhe Kushtetutën, në çdo hap që bën.
Bajqinovci ka deklaruar përmes Facebook se Thaçi i ngatërron përmbajtjet politike me ato juridike dhe i keqpërdorë brutalisht për interesat e tij parapolitike, si kreu i oligarkëve të Kosovës.
” Më thjeshtë, çfarë po bën ky është pak a shumë kështu: Kur një noter kërkon nga palët t’u bëjë gati aktin noterial para se palët të jenë pajtuar për përmbajtjen e marrëdhënies juridike. I nderuar noter i zellshëm, prisni kërkesën. Shpejt do të ju arrijë”, ka shkruar tutje deputeti i VV-së.
Hapen qendrat e votimit në Kosovë, Radoniqi fton qytetarët t...
Mbi 100 prokurorë në terren për zgjedhjet e sotme
Mbi 16 mijë të rinj do të votojnë për herë të parë në zgjedh...
Këto janë adresat e 38 qendrave të votimit me kusht
Dita e votimit shoqërohet me temperatura deri në 27°C
Sot, Kosova voton!