Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka refuzuar ftësën e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, për tryezën e përbashkët të spektrit politik ku do të diskutohët për gjendjën e krijuar nga Covid-19.
Ai në postimin e tij tha se “me kënaqësi nuk do të shkoj në takim”.
E ndaj përgjigjjës se Haradinajt ka reaguar deputeti i Lëvizjes Vetëvendosjë, Artan Abrashi, shkruan arbresh.info
Abrashi në postimin e tij ka shkruar se përgjigja e Haradinajt në fakt është letër që ia dërgon presidentit Hashim Thaçi.
“Ai aty shkruan se vazhdimisht dhe zëshëm e ka përkrahur shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme. Këtë e ai e thotë qysh në fillim të letrës se kushedi ndoshta Presidenti Thaçi nuk ka durim a vëmendje ta lexojë këtë letër deri në fund”, ka shkruar Abrashi më tutje.
Postimi tij i plotë:
Përgjigja e Kryetarit të AAK-së, z. Haradinaj, ndaj Kryeministrit në Detyrë, z.Kurti, se ai nuk vjen në tryezë të hënën për luftimin e Coronavirusit, në fakt, është letër që z.Haradinaj ia dërgon Presidentit Thaçi.
Ai aty shkruan se vazhdimisht dhe zëshëm e ka përkrahur shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme. Këtë e ai e thotë qysh në fillim të letrës se kushedi ndoshta Presidenti Thaçi nuk ka durim a vëmendje ta lexojë këtë letër deri në fund.
Poshtë e më poshtë. Edhe kur nuk ta merr mendja që nuk ka më poshtë, megjithatë ka, sepse aty shkon ky.
/arbresh.info/
Historia e luftës së Kosovës ligjërohet në orën e parë mësim...
Nis monitorimi i çmimit të karburantit në Kosovë
Gjykata Supreme ndërpret paraburgimin ndaj N.B, për keqpërdo...
Sulmi i Iranit me dy drona, reagon ashpër Azerbejxhani
Osmani pritet të mbajë konferencë për media
Abdixhiku: Sakrifica është akti më madhështor që formon fati...