Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja ka folur rreth anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.
Muja ka theksuar se anëtarësimi në Këshillin e Evropës nuk ndërlidhet me marrëveshjen e vitit 2013.
Ai ka thënë se në lidhje me kriteret e Këshillit të Evropës ka raportuar edhe Dora Bakojanis.
“Procesi i anëtarësimit në Këshillin e Evropës nuk ndërlidhet me marrëveshjen e vitit 2013. Ka qenë aplikim i ndarë do me thënë ka detyrime tjera që lindin nga sfera e sundimit të ligjit nga demokracia edhe çështjet e trajtimit të minoriteteve. Në lidhje me kriteret e Këshillit të Evropës ka pasur raport Dora Bakojanis por në anën tjetër juristët kanë ardhur dhe kanë shikuar çdo aspekt kushtetues e ligjor të Kosovës dhe ata në raportet e tyre thonë që Kosova i plotëson kushtet. Ndërkohë këtë çështjen e asociacionit ata thonë që është çështje e dëshirueshme si rezultat i një procesi politik por që në mënyrën se si jemi ne dhe unë mendoj fuqimisht se jemi më të avancuar se gjysma e shteteve të Këshillit të Evropës”, ka thënë Muja.
Muja ka shtuar se Asamblea e Këshillit të Evropës 72% e tyre e kanë konfirmuar dhe është pazakontë në histori që të vendosen kushtëzime të tilla.
“Pastaj kërkohen gjëra të tilla që në këtë fazë mendoj që është e padrejtë marrë parasysh që Asamblea e Këshillit të Evropës 72% e tyre e kanë konfirmuar dhe është pazakontë në histori që të vendosen kushtëzime të tilla. Nuk do të duhej të vendoseshin kushte të tilla sepse nuk i ndihmon as Evropës e as procesit të dialogut”, ka thënë Muja./eo
Njësia Speciale “zbarkon” në Skenderaj
Hashim Thaçi me mesazh për politikanët: Egoja në politikë të...
Zyrtare: Carlo Ancelotti në krye të Brazilit deri në vitin 2...
Amerikanët kapën tre ton kokainë me vlerë rreth 40 milionë e...
Hashim Thaçi rrëfen takimin emocional me Adem Demaçin para p...
Hashim Thaçi nga paraburgimi: Kosova më pro-amerikane në bot...