Nga Lëvizja Vetëvendosje, nuk duket edhe aq e vështirë formimi institucioneve të reja. Madje nga kjo parti thonë se janë të sigurt se 15 prill 2025 përfundon gjithçka sa i përket formimit të institucioneve të reja.
Deputeti i VV-së, Halil Thaçi, për FrontOnline shprehet i bindur se me 15 prill ditën kur do të mbahet seanca konstitutive do të bëhet edhe votimi i Qeverisë së re po edhe i kryeparlamentarit.
“Sigurisht që kryeministër do të jetë Kurti dhe qeverinë e krijon Kurti” tha ai.
Përveç emrit të kryeministrit, deputeti i VV-së ka treguar edhe emrin e kryeparlamentarit, emër ky që u diskutua shumë ditëve të fundit në media.
Thaçi, deklaroi se kryeparlamentar do të jete serish Glauk Konjufca.
“Kryeparlamentar përsëri do të jetë Glauk Konjufca. Të tjerat i shohim si po rrjedhin”, tha ai.
Deputeti i VV-së, përfundoi me bindjen se 15 prill përfundon gjithçka.
“Sigurisht që deri me 15 gjithçka përfundon dhe Qeveria e re do të votohet me 15 prill”, tha ai.
Sulmohet një mjeke në Drenas, arrestohet i dyshuari
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Universiteti i Prishtinës feston 56-vjetorin e themelimit
Kryeministrja e Danimarkës: Trump ende i interesuar për ta m...
Parashikimi i motit në Shqipëri/ Si do variojnë temperaturat...
Përvjetori i Pavarësisë së Kosovës shënohet në Kapitolin e S...