Deputeti i Vetëvendosjes, Xhelal Sveçla ka thënë se lideri i kësaj partie, Albin Kurti ka qenë në gjendje të rëndë shëndetësore, por që tani është më mirë.
Sveçla ka thënë se ai tani po trajtohet në shtëpi dhe po merr terapinë që ia kanë dhënë mjekët e Klinikës Infektive, ku qëndroi i shtrirë për dy ditë.
Ai thotë se një pjesë për përgjegjësisë e shëndetit të tij e ka vetë Kurti, për të cilin thotë se ka punuar shumë pa pushuar.
“Ka qenë në një gjendje të rëndë, por falë përkujdesjes në Infektive gjendja është përmirësuar. Po trajtohej në shtëpi me terapinë që i është dhënë. Po e merr veten. Një pjesë e përgjegjësisë për shëndetin e tij është te Albini, pasi ka punuar pa pushuar, dhe pastaj e ka lodhur vetën jashtëzakonisht shumë. Së shpejti do t’ju kthehet aktiviteteve. Ka edhe individ që mezi presin të kënaqen me fatkeqësitë e të tjerëve”, ka thënë Sveçla në T7.
Pavarësisht kundërshtimit të Perëndimit, Serbia zgjat marrëv...
Policia arreston dy të dyshuar për kontrabandim me migrantë
Zhegrova mungoi në stërvitjen e sotme të Juventusit, zbulohe...
Arrestohet 14-vjeçari shqiptar në Greqi, mbante thikë në amb...
Nigeri, 28 udhëtarë myslimanë rrëmbehen nga persona të armat...
Ushtrimet e mëngjesit apo të mbrëmjes, cila është më e mirë ...