Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mifail Bajqinovci ka shpërndarë një fotografi në Facebook.
Ai aty shihet me kryeministrin Albin Kurti dhe me Glauk Konjufucen.
Në mbishkrimin e fotografisë ai ka shkruar “Më duket ende është duke prit”.
Që në një formë deputeti ka ironizuar me kryeministrin shqiptar Edi Rama pasi në një intervistë në një prej televizioneve të Kosovës, tha se akoma jam duke prit një përgjigje nga Kurti për takim.
Kujtojmë se Edi Rama po qëndron sot për vizitë në Kosovë, dhe është takuar me presidenten e vendit, Vjosa Osmani dhe me kryekuvendarin Glauk Konjufca./Arbresh.info/
“Vrasja për hakmarrje, pretendim i pavërtetë”, familjari i v...
U.d. Presidentja Haxhiu shpreh solidaritet me popullin ameri...
Hapet objekti i ri i Ministrisë së Bujqësisë në veri të Mitr...
Kuvendi sot mban seancë
Haxhiu dhe Kurti sot bëjnë bëjnë nderime pranë Monumentit de...
Sot shënohet 27 Prilli – Dita e Personave të Pagjetur