Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Hajrulla Çeku, ka qenë i ftuar sot në FRONTAL të T7 për të folur rreth situatës me pandeminë, dialogun mes Kosovës dhe Serbisë si dhe intervistimin që po i bëhet presidentit, Hashim Thaçi, nga Prokuroria Speciale e Hagës.
Teksa është pyetur rreth rasteve të infektimeve të deputetëve të Kuvendit të Kosovës, Çeku ka thënë se deri tani asnjë deputet i partisë që drejton Kurti nuk ka rezultuar pozitiv me COVID-19.
“Deri tash nuk ka asnjë konfirmim që dikush nga VV është testu pozitiv. Virusi mund të jetë gjithkund, e të mos e dimë, sepse mund të jemi asimptomatik. Por deri tani sipas informatave që kam, nuk ka”, ka thënë Çeku.
Kurti në 45-vjetorin e demonstratave të ’81-shit: “Kosova Re...
Mircea Lucescu largohet nga kombëtarja e Rumanisë, pasi dësh...
“Në fushë lamë gjithçka për ju, për flamurin, për çdo ...
Vojvoda me super mesazh motivues: Qajmë dhe qeshim së bashku
Haxhiu: Demonstratat e vitit 1981 krijuan një ndërgjegjësim ...
Policia parandalon një rast të vjedhjes së pyllit në fshatin...