Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili, ka rezultuar pozitiv për koronavirus, bashkë me gruan dhe vajzën e tij.
Këtë e ka bërë të ditur Ismaili përmes një postimi në Facebook, ku edhe ka njoftuar se janë vetizoluar.
Postimi i tij i plotë:
Pas disa simptomave të paraqitura te vajza Uma, dhe pas nënshtrimit të testit për Covid-19, unë, bashkëshortja Arizona dhe vajza Uma rezultuam pozitivë, ndërsa djali Omeri negativ. Normalisht, sapo morëm rezultatet, u vetë-izoluam dhe do të qëndrojmë të mbyllur derisa ta kalojmë tërësisht këtë përballje me virusin.
Duke u lutur për të gjithë të infektuarit që ta kalojnë pa probleme të mëdha këtë sfidë, shpresojmë që me ndihmën e Zotit edhe familja jonë ta kalojë lehtë.
Ju lutem, mbani maskat, kujdesuni për higjienën dhe ruajeni distancën, që ta mbroni veten dhe të tjerët.
Dy persona ndalohen në Kaçanik për transport ilegal të druve...
DW: Diaspora hungareze, çfarë do të ndodhë pas Orban?
Një burrë gjendet pa shenja jete në Fushë Kosovë
“Grazie Edi”, Meloni shpërndan postimin e Ramës për marrëves...
Gjiganti anglez me ofertë prej 90 milionë eurosh për Arda Gu...
Ndërron jetë i lënduari nga aksidenti me tren në Klinë