Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ramiz Kelmendi, ka folur rreth zgjedhjeve parlamentare që pritet të mbahen pas shpërbërjes së legjislaturës aktuale.
Kelmendi ka thënë në televizionin T7, se LDK’ja mund të bëjë koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje, një parti me të cilën ai vetë ka pasur vazhdimisht përplasje.
Sipas Kelmendit, LDK’ja do të mund të lidhte koalicion me patinë e Albin Kurtit “për shkak të interesit”.
Por, ai ka paralajmëruar partinë e tij se një koalicion me VV’në do të mund t’i bënte dëm LDK’së dhe një qeverie që do të mund ta formonin këto dy parti.
“VV’ja ka qëndrime më socialiste, më komuniste, nuk janë të akceptueshme nga bota perëndimore”, është shprehur ai.
Trump: Po e fitojmë luftën me Iranin pavarësisht lajmeve të ...
Trump i dërgon letër Osmanit: Mezi pres ta vazhdoj bashkëpun...
Kaluan ilegalisht kufirin, arrestohen dy serbë në Leposaviq
Mediumi turk: Fenerbahçe ka arritur marrëveshje me Vedat Mur...
Sa do të kushtojë nafta dhe benzina? Publikohen çmimet
Ambasadori amerikan në NATO viziton Kosovën, Policia njofton...