Deputeti i LDK-së: Albin Kurti më thirri në takim para seancës për qeverinë Hoti

12:33 | 23 Qershor 2020

Deputeti i LDK-së, Hatim Baxhku ka thënë se para votimit të qeverisë Hoti, lideri i VV-së, Albin Kurti i ka kërkuar takim.

Sipas tij kjo është ndërmjetësuar nga një bashkëpunëtor i Kurtit, shkruan arbresh.info.

Baxhaku ka shtuar se koha kur i është kërkuar takimi të cilin e ka refuzuar ishte ora 22 e mbrëmjes.

“Dy dytë para se të votohet kjo qeveri, një bashkëpunëtor i Kurtit më ka telefonuar dhe më ka kërkuar që të mos votoj për. Në përgjigjen time se do të votoj për më ka thënë se lideri i tij, Kurti ka kërkuar takim në orën 10 të natës e që ishte në kohen e njëjtë kur u mbajt edhe ai tjetri”, ka thënë Baxhaku./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara