Ish- eprori i lartë i UÇK-së, dhe njëherit deputeti i AAK-së Blerim Kuçi para pak minutash është nisur për në Gjykatën Speciale.
Si shenjë e përkrahjes ndajë tij, Kuqi është përcjellur nga aeroporti i Prishtinës nga ish-ushtarët e tij si dhe personalitete të njohura e familjarë të shumtë.
Kuqi do të intervistohet nga prokurorët e Dhomave të Specializuara në Hagë për pjesëmarrjen e tij në luftë dhe për vendimin e Gjykatës Ushtarake, e cila kishte vendosur që ta ekzekutonte për shkak të dezertimit në luftë.
Në Kosovë për këtë lëndë, ai ishte mbrojtur në heshtje.
Ndryshe, Zyra e Prokurorit të Specializuar me seli në Hagë ka filluar tashmë aktivizimin e saj me dërgimin e ftesave për intervistim ndaj ish-pjesëtarëve të UÇK-së. Deri tani vlerësohet se mbi 100 ftesa kanë arritur në Kosovë, por që nuk janë bërë ende publike./Express/
Rinumërohen 216 vendvotime, në 15 komuna përmbyllet procesi
Të pandehurit deklarohen të pafajshëm, Prokuroria paralajmër...
Me pranga në duar dhe siguri maksimale, sillen para drejtësi...
Vendimi për ligjin ushtarak, ish-presidenti i Koresë së Jugu...
Sot ditëlindja e themeluesit të shtetit shqiptar, Ismail Qem...
Policia e Kosovës me aksion, identifikon mbi 300 automjete t...